16 Vite Berati Pasuri Botërore

in
Aktivitete,Aktivitete Promovuese

8 Korrik 2008 shënon një datë të veçantë për qytetin e Beratit dhe vlerave që ai përfaqëson.16 vjet më parë në sesionin e 32 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.
Me rastin e kësaj dite DRTK-Berat organizoi në kalanë e qytetit ekspozitën “Zbukurimorja në brendësi të objekteve monument kulture në Berat”.
15 panele me hollësi të zbukurimores që gjenden në banesa dhe monumente kulti iu prezantuan vizitorëve vendas dhe të huaj të cilëve iu shpërndanë dhe materiale promocionale.

Tags :

Shperndaje :