Programi i transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive. Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP. Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Rreth autoritetit
  • Kuadri ligjor rregullator
  • E drejta për tu informuar dhe per tu ankuar
  • Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi ap
  • Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të ap
  • Informacion mbi procedurat e prokurimit
  • Sherbime që ofrohen nga ap
  • Sistemi I mbajtjes së dokumentacionit
  • Regjistri I kërkesave dhe përgjigjeve
  • Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga ap
  • Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh
  • Raport monitorimi/auditimi
  • VKM per konkurrimin publik
  • Sherbime qe ofrohen nga arkiva teknike e DRTK Berat
  • Vkm per arkivat
  • Kategorite dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve (nuk ofrohet si shërbim)
  • Njoftime të ndryshme

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.