Hapësira urbane në mbrojtje të qytetit të Beratit përmban: qendrën historike dhe zonën e mbrojtur. Qendra historike përmbledh brenda kufijëve të saj: lagjen Kala, lagjen Mangalem, lagjen Goricë dhe Qendrën Mesjetare Islame. Brenda këtij territori gjenden katërqind e katërmbëdhjetë objekte monument kulture, nga këto: pesëdhjetë e pesë objekte janë të kategorisë së parë dhe treqind e pesëdhjetë e nëntë janë të kategorisë së dytë. Ajo është pjesa me vlera urbanistike e arkitekturore dhe historiko-kulturore e qytetit të Beratit, e cila ruan gjini të ndryshme ndërtimore, në shkallë të ndryshme autenticiteti. Zona e mbrojtur për veçoritë e ndryshme që ka në të gjithë hapësirën e saj ndahet në katër nënzona. Brenda territorit të kësaj zone gjenden vetëm pesëmbëdhjetë objekte monument kulture të kategorisë së parë.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved