Ky ansambël, përbën njësinë e vetme ndërtimore të ngritur në krahun e majtë të Osumit, pra të ndarë prej pjesës tjetër të qytetit. Ndërlidhjen e vetme me të sigurohet nëpërmjet urës së Goricës. Ndërtimi i këtij ansambli duket se ka filluar aty rreth mesit të shek. XVI, duke u bazuar në zhvillimin e mirë që kishte arritur kjo lagje rreth çerekut të tretë të shek. XVII.
Lagjja Goricë ngrihet në pjesën më të ulët të një lartësie kodrinore që kurorëzohet me një kala me gjurmë antike. Në përgjithësi ndërtimet e kësaj lagjeje, ashtu si dhe ato të Mangalemit, i janë nënshtruar rindërtimeve të thella gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, duke ruajtur formulimin e hershëm urbanistik. Ky ansambël, pjesë e qendrës historike të qytetit të Beratit me një sipërfaqe 5 – 5,5 ha përfshin njëqind e tridhjetë e gjashtë objekte që gëzojnë statusin “monument kulture”, nga këto: gjashtëmbëdhjetë objekte janë të kategorisë së I-rë dhe njëqind e njëzetë objekte janë të kategorisë së II-të. Gjithashtu, kjo lagje ka edhe pesë objekte pa status.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved