Edhe sot e kësaj dite kjo lagje është e banuar, duke qenë një nga shembujt më të plotë e njëkohësisht me vlera të mëdha, sepse përbën një dëshmi të prekshme të tipareve të këtyre vendbanimeve brenda mureve rrethuese. Në gjendjen e sotme lagjja Kala, ashtu si mbarë lagjet e vjetra të Beratit, i përket shekujve XVIII-XIX, përsa u takon ndërtimeve që e formojnë me përjashtim të disa ndërtimeve të kultit. Formulimi urbanistik, në drejtimet kryesore të tij, është padyshim më i hershëm se ndërtimet që formojnë lagjen. Në këtë lagje gjenden njëqind e dyzetë e tetë objekte monument kulture, nga këto: njëzetë objekte janë të kategorisë së parë dhe njëqind e njëzetë e tetë janë të kategorisë së dytë.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved