Lagjja Mangalem

Kjo lagje duket se ka qenë nga të parat që përfshihet në procesin e shpejtë të lindjes dhe të zhvillimit të qytetit të hapur në Berat. Për këtë hipotezë ndihmon në radhë të parë afërsia e kësaj zone me kalanë, e cila përbënte një rrethanë tepër të rëndësishme për të pranuar papërshtatshmërinë që lidheshin me ndërtimet në trojet e pjerrëta shkëmbore. Por ndërtimet brenda fortifikimit dhe ato në zonën poshtë kishës së Shën Mëhillit tregonin se në këtë drejtim ishte fituar një përvojë e mirë. Prandaj fillimi i ndërtimeve në këtë zonë, që zë një pjerrësi të fortë, duket se i përket shek. XV, pra periudhës pas pushtimit osman. Ansambli i lagjes Mangalem, në mbarë trashëgiminë e arkitekturës popullore shqiptare dhe më gjerë, është vërtet shembull i shkëlqyer i një ansambli, ku kompozimi harmonik, ka arritur një shkallë të lartë përsosmërie. Kjo lagje ka njëqind e njëzetë e shtatë objekte monument kulture, nga këto: gjashtëmbëdhjetë objekte janë të kategorisë së parë dhe njëqind e njëmbëdhjetë janë të kategorisë së dytë.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.