“18 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Sitieve”

in
Aktivitete,Aktivitete Promovuese

Ekspozita “Art & Trashëgimi” e autorit Dritan Çoku. Ekspozita solli në vëmendje rrezikun dhe faktorët e humbjes së vlerave monumentale.
26 skica të grafikës artistike pasqyruan objekte ndërtimore me vlera historike kulturore që mungojnë në qytetin e Beratit.
Skicat janë pjesë e ilustrimit të një pune kërkimore, studim monografik i një banese me çardak në qytetin e Beratit që tashmë nuk ekziston më, që prej vitit 1969.
Aktiviteti u zhvillua te konakët e teqesë (zyrat e DRTK) ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve dhe nxënës nga shkolla artistike “Ajet Xhindole”.

Tags :

Shperndaje :