Dita e ndërgjegjësimit, vëmendjes dhe promovimit të trashëgimise sonë kulturore.
Në kuadër te kësaj dite DRTK-Berat organizoi ekspozitën “Zbukurimorja në brendësi të objekteve monument kulture në Berat”.
Në ekspozitë u prezantuan 20 panele me hollësi të zbukurimores që gjenden ne banesa dhe monumente kulti. Ato përmbajnë punime të gdhendjes ne dru, stuko reliev(allci), pikture murale dhe dysheme të ndërtuara me materiale guri,tulle, zaje lumi.
Në aktivitet morën pjese Kryetari i Bashkise, Deputet të Qarkut dhe drejtues të institucioneve.