21 Maj, Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim është një rast për të promovuar kulturën dhe për të theksuar rëndësinë e diversitetit të saj. Ajo përfaqëson një mundësi për të festuar trashëgiminë dhe kulturat e vendeve duke nxitur interesin në njohjen dhe pranimin e tyre.Të gjithë janë të ftuar të bashkohen dhe të promovojnë vlerat e diversitetit kulturor, dialogut dhe zhvillimit në të gjithë globin tonë. Një festë ngjyrash dhe diversitetit kulturor ishte dhe aktiviteti zhvilluar ditën e sotme në shkollën “Shaban Sollaku” Moravë. Kostumet, vallet, objekte artizanale promovuan traditën e zonës.