29 Shtatori shënon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

in
Aktivitete,Aktivitete Promovuese

Dita kur kujtojmë me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane, ku të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore bëhen një së bashku me njerëzit që i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor. Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve , bartësve të folklorit dhe artizanëve. te cilet me punen e tyre i kane percjelle keto vlera brez pas brezi. Aktivitetet qe zhvillohen pergjate kesaj dite synojne promovimin e vlerave të Trashëgimisë si dhe ndërgjegjësimin e publikut për potencialet që përbën dhe paraqet kjo trashëgimi.
Gjatë ekspozitës ““𝘏𝘢𝘱ë𝘴𝘪𝘳𝘢𝘵 & 𝘔𝘰𝘣𝘪𝘭𝘪𝘮𝘪 𝘜𝘳𝘣𝘢𝘯 𝘯ë 𝘭𝘢𝘨𝘫𝘫𝘦𝘯 𝘎𝘰𝘳𝘪𝘤ë” organizuar nga DRTK-Berat në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Me pjesëmarrjen e arkitektëve Andi Papastefani dhe Iva Guço të cilët prezantuan nëpërmjet paneleve Ide Konceptuale mbi Hapesirat në lagjen Goricë.

Tags :

Shperndaje :