8 Korrik 2008 Pasuri Botërore
15 vite ndryshim, rijetëzim, zhvillim.
I spikatur për vlerat e tij unikale në arkitekturë, histori dhe art prej vitesh, duke tërhequr vëmendjen dhe interesin e guidave të cilat e sugjerojnë si një nga destinacionet më të bukura në botë. Mediat ndërkombetare e quajnë vendin magjik të mbushur me histori dhe art.
Në këtë ditë të veçantë DRTK Berat erdhi pranë vizitorëve me materiale promocionale dhe informuese mbi monumentet në kala dhe atraksionet kryesore ne qytet.