Xhamia e Vokopolës, në fshatin Vokopolë, bashkia Poliçan

Ky ndërtim i kultit mysliman paraqet një ndërtim të tipit sallë me kupolë, që për nga përmasat e planit 6,92 x 6,92 m, afrohet me xhamitë e Allajbegesë, të Velabishtit dhe atë të Përmetit. Xhamia përbëhet nga salla e faljeve dhe minarja, nga e cila sot dallohen gjurmë nga bazamenti i saj. Salla e faljeve mbulohet me kupolë sferike mbi katër trompa në këndet e katrorit.  Në mungesë të të dhënave mbishkrimore apo burimore, vendosja në kohë e xhamisë së Vokopolës është e vështirë. Duke u nisur nga forma e  ndërtimit të saj vëllimor e planimetrik (të tilla janë forma e tamburit, teknika e ndërtimit dhe trajtimi i brendshëm), karakteristika si te xhamia e vjetër e Përmetit, nisim të mendojmë për xhaminë e vjetër si një xhami të shek. XVII.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.