Banesë në fshatin Roshnik është e tipit me çardak në qendër dhe mendohet se është ndërtuar gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII. Faza e dytë ndërtimore për këtë objekt, mund të jetë realizuar në gjysmën e dytë të shek. XIX, me mbylljen e hapësirës së çardakut me muraturë prej skeleti druri, duke krijuar hapësira për shtatë dritare. Kjo banesë është një objekt ndërtimor i veçantë me vlera historiko-kulturore, arkitektura e të cilit tregon si kërkesat dhe mundësinë ekonomike të porositësit, ashtu dhe aftësitë profesionale të ndërtuesit.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved