“Argëtim dhe Edukim: Punëtoritë e DRTK Berat për Trashëgiminë Kulturore”

DRTK Berat në bashkëpunim me shkollat e qarkut Berat, me qëllim që të rinjtë të mësojnë për trashëgiminë kulturore duke u argëtuar, realizon punëtori të ndryshme. Tematikat e punëtorive lidhen me arkitekturën e qytetit, monumentet e kulturës dhe etnografinë e Beratit.
“Rritja e Ndërgjegjësimit për Trashëgiminë Kulturore: Iniciativa e DRTK Berat për Të Rinj”

DRTK Berat zhvillon gjatë gjithë vitit shkollor prezantime me tema të ndryshme lidhur me Trashëgiminë Kulturore dhe vlerave që ajo përfaqëson. Këto takime synojnë jo vetëm informimin lidhur me vlerat e trashëgimisë kulturore, por dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e të rinjëve në mbrojtjen e trashëgimisë të zonës ku ata jetojnë dhe jo vetëm.
“Trashëgimia Kulturore: Njohja dhe Vlerësimi nga Brezi i Ri”

Qasja e brezit të ri për të njohur Trashëgiminë Kulturore vijon të jetë pjesë e misionit tonë të përditshëm në programin e edukimit përmes trashëgimisë. Vizitat në monumente shërbejnë që nxënësit të njihen nga afër me vlerat historike dhe kulturore të qytetit ku ata banojnë.