Hamami në fshatin Sllatinjë

Ndodhet në qendër të fshatit, ngjitur me xhaminë dhe ruhet në gjendje të rrënuar. Ajo përdorej prej banorëve të fshatit e ndoshta dhe prej efektivit të garnizonit osman të kalasë së Çorovodës, që ndodhet aty afër. Përbëhej prej katër ambientesh që formojnë një kompozim planimetrik simetrik ndaj aksit gjatësor. Ambienti i zhveshjes (1) me gjerësi sa vetë ndërtesa mbulohej me qemer cilindrik dhe ishte i suvatuar i tëri nga brenda me llaç shamot. Brenda tij, nga e djathta ishin përshtatur dy nyje sanitare. Dy volume të njëjta, njëri bri tjetrit, përbëjnë ambientet e banjës (2 e 3), që mbulohen me kupola sferike të realizuara me tulla. Ambienti i majtë komunikon me sternën e ujit, që si zakonisht, mbulohet me qemer cilindrik. Nga sa është mundur të gjurmohet nga specialisti ing.Valter Shtylla, kjo banjë është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë e ndërtuar në fshat, që ruhet ende. Si ndërtim mendohet se mund ti përkasë shekujve XVI-XVII.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.