Teqja bektashiane e fshatit Backë në rrethin e Skraparit përfaqëson një monument unikal për historinë e lëvizjes për pavarësi kombëtare, por edhe si kompleks origjinal i arkitekturës tradicionale shqiptare. Sipas një mbishkrimi ajo u ngrit në fundin e shek. XVIII nga Nambi Babai, por rolin më të shquar si vatër patriotizmi ajo e zhvilloi kur drejtohej nga baba Fehtau. Një tjetër rëndësi për kulturën shqiptare, teqja e Backës e meriton sepse në mjediset e saj u çel shkolla e parë shqipe për fëmijë, ku jepnin mësim vetë baba Fetahu dhe vartësit e tij. Me shpalljen e pavarësisë teqja funksionoi normalisht, por në vitin 1914 u sulmua dhe u dogj pjesërisht nga andartët grekë. Më pas teqja u meremetua nga komuniteti vendas.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved