Kodra në të cilën shtrihej qyteti (144 m) rrafshohet lart në një pllajë të valëzuar me konture të çrregullta. Brenda kësaj pllaje ndodhet një sukë dy hektarëshe, 40 m e lartë, ku janë gjetur gjurmë të fundit periudhës bronzit – fillimit të asaj të hekurit. Falë zhvillimit ekonomik dhe kushteve të përshtatshme Dimali në periudhën antike u kthye në qytet duke u pajisur me mure rrethuese të cilat e bënin atë, sipas Polibit, “një qytet që pandehej që s’e merrte dora e njeriut”. Blloqet e murit prej guri gëlqeror kanë formë drejtkëndëshe, çka tregon për një muraturë izodomike ose pseudoizodomike. Numri i kufizuar i blloqeve të gurtë, si dhe gjetja e një sasie të madhe tullash dhe numri i madh i punishteve të qeramikës tregojnë se muri rrethues duhet të ketë qenë me qerpiç ose me tulla mbi xokolin e gurtë. Shpërndarja e ndërtimeve shoqërore tregon për një sistem urbanistik policentrik, ndërsa orientimi i ndërtimeve tregon për një rrjet urbanistik të çrregullt, jo-ortogonal. Nga ndërtimet në brendësi të qytetit njihen dy stoa dhe një nimfe.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved