Kalaja e Mbjeshovës në fshatin Mbjeshovë

Ky fortifikim kurorëzon një kodër shkëmbore, që duket sikur struket në gjirin e Shpiragut dhe ka një perimetër më tepër se 5000 m dhe një sipërfaqe rreth 1,2 ha. Muret janë 1,60 m të trashë dhe të ndërtuar me gurë të vegjël të lidhur me llaç të fortë. Në ballin jugor duken tri kulla, dy rrethore dhe një këndrejtë, e madhe dhe e fuqishme, ndoshta kulla e hyrjes kryesore. Hyrja që gjendej në ballin verior është 3,25 m e gjerë. Veç saj, në anën lindore gjendet një hyrje e vogël 1,20 m e gjerë për shërbime e dalje të shpejta. Ornamentet i kanë të njëjta-vija treshe e katërshe të valëzuara. Motivet dhe mënyra e punimit janë ato që pëlqeheshin nga poçarët e shek. IV-VI të erës sonë. Vetë kështjella datohet prej tyre dhe nga teknika e ndërtimit në këta shekuj. Përveç kësaj gjendet edhe një sipërfaqe tjetër e pafortifikuar që shkon rreth 2.2 ha, i cili jep të kuptosh se dhe këtu krahas fortifikimit ka pasur një vendbanim të hapur.

   

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.