Kisha e Shën Mari Vllaherna, lagjja Kala

Ky objekt kulti gjendet në anën perëndimore të kalasë së Beratit brenda mureve rrethuese, i ngritur mbi një ndërtim më të hershëm. Kisha e Shën Mari Vllahernës është nga ndërtimet e kultit më të vjetra mesjetare në Berat.
Lidhur me kohën e ndërtimit, duke u nisur nga ndërtimi planimetriko-vëllimor dhe nga ndërtimi i mureve të saj, shihet si më i mundshëm fillimi i shek. XIII, kur Berati u bë qendër e rëndësishme e Despotatit të Epirit dhe kur u kryen ndërtime të konsiderueshme edhe në muret rrethuese. Për këtë flet dhe emërtimi i kishës me po atë emër si një kishë në kryeqendrën e despotatit në Artë. Në brendësi të kishës gjendet një dysheme e zbukuruar me një rozetë dekorative, ndërsa muret e brendshme sipas mbishkrimit, janë zbukuruar me pikturë murale, të realizuar nga Nikolla, biri i Onufrit, në vitin 1578. Në dritaren e absidës dhe në murin verior të kishës shohim të ripërdorura elemente arkitektonike paleokristiane.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.