Në shek. XII-XIII pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave – shpellë. Arkitektura e kishës Fjetja e Shën Mërisë në fshatin Sinjë nuk shquhet për volume, pra është një ndërtim mjaft i thjeshtë. Struktura e mureve është e ndërtuar në tri krahë, ndërsa nga ana lindore ajo kufizohet direkt me shkëmbin natyror. Piktura e kësaj kishe-shpellë që i kushtohet Fjetjes së Shën Mërisë përbëhet nga tri shtresa të ndryshme dhe është realizuar e gjitha në shkëmb. Dy shtresat e para janë të vjetra dhe i takojnë periudhës bizantine. E fundit i takon periudhës pasbizantine të vonë. Nga mbishkrimi mësojmë se piktura është realizuar në vitin 1292 në kohën e Andronik Paleologut dhe gruas së tij Irena kur në krye të “së shenjtës peshkopotë të Gllavenicës” ishte peshkop Joanaqi.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved