Ngrihet në një breg mjaft të ngushtë me shkëmbin e thepisur të kalasë në anë të lagjes Mangalem, me anën veriore të saj të mbështetur në faqen e shkëmbit.Kisha e Shën Mëhillit është një ndërtesë me nivel të lartë arkitektonik ndërtimor. Muret janë ndërtuar me teknikën e kluasonazhit në gjithë lartësinë. Dallimet në arkitekturën, në teknikën e ndërtimit dhe në nivelin ndërtimor në përgjithësi e vënë në radhë kronologjike, pas Vllahernës dhe Shën Triadhës. Ekziston mendimi që kisha e Shën Mëhillit duhet të jetë ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIV.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved