Kisha e Shën Nikollës në fshatin Perondi

Kisha e Shën Nikollës gjendet në fshatin Perondi të bashkisë së Kuçovës, e ndërtuar rrëzë një kodre. Është një prej monumenteve më të vjetra të periudhës bizantine në vendin tonë. Ky objekt kulti është restauruar në vitin 1970 dhe pas këtij procesi, që mund të themi ishte një ndërhyrje e thellë, duke sakrifikuar fazat më të vona të ndërtimit (të vitit 1786 dhe atij të vitit 1931), sot trashëgojmë fazat e periudhës së mesme dhe asaj të vonë bizantine, pra të shek. XI dhe XIII-XIV. Kisha e Shën Nikollës përpara restaurimit ishte një bazilikë trenefëshe me hajate të mbyllura nga të tre anët, një këmbanore, jo e veçuar nga kisha, e cila është në anën perëndimore të saj. Pas restaurimit të vitit 1970, me heqjen e hajateve sot trashëgojmë kishën e tipit bazilikë trinefëshe, me kompozim arkitektonik, i cili përmban: naos (salla), nefe anësore, narteks (parasalla) dhe një këmbanore jo të veçuar nga kisha.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.