Kisha e Shën Theodhorit (Shën Todri), lagjja Kala

Gjendet pranë hyrjes për në kala nga ana lindore. Ajo u rindërtua në mesin e shek. XVI dhe u zbukurua me pikturat e Onufrit. Në kishë ruhen disa elementë arkitektonike paleokristiane të ripërdorura në dritaren e absidës si dhe në brendësi të kishës.
Në pikëpamjen ndërtimore, kisha e Shën Todrit ruan gjurmë të kohërave të ndryshme. Ajo është me vlera të shumta: artistike (sepse u zbukurua me pikturat e Onufrit), arkitektonike (poshtë saj ashtu siç shihet edhe në sondazhin e lënë në absidë ka një kishë tjetër më të vjetër që mendohet se shkon e shek. XI – XIII apo ndoshta dhe më e vjetër), si dhe historike (në muret e saj kemi material origjinal që lidhet me historinë e kishave të kalasë, vetë kalasë, qytetit të Beratit e me tej).

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.