Kisha e Shën Triadhës, lagjja Kala

Gjendet në afërsi të mureve të kalasë, në anën jugperëndimore të saj dhe afër mureve të rrethimit të dytë, me të cilët lidhet nëpërmjet kundërforcash.
Kisha e Shën Triadhës në kalanë e Beratit paraqet ndërtimin më të përkryer të kishave kryq i brendashkruar të variantit provincial, me dy pilastra dhe kolona si mbështetje të brendshme.
Në Berat, të vetmin ansambël me afreske të periudhës bizantine e ruan kisha e Shën Triadhës me piktura në naos dhe në narteks. Ajo është pikturë e njëkohshme me pikturat analoge që u krijuan në Bizant pas një akumulimi të gjatë në fundin e shek. XIII.
Sipas mbishkrimit (gjendet në faqen e brendshme jugore të narteksit të përkthyer nga Theofan Popa) del se monumenti i Shën Triadhës së Beratit është ndërtuar nga themeli në kohën kur sundonte Andronik Paleolog pa të atin, prej vitit 1282-1328. Ka shumë të ngjarë që dhe pikturimi i mureve të kishës të jetë realizuar menjëherë pas ndërtimit.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.