Kisha Fetja e Shën Marisë, Muzeu Ikonografik Onufri, lagjja Kala

Gjendet në anën perëndimore të lagjes, pak më poshtë Vllahernës, pranë shtëpive të banimit. Kishës i paraprin një oborr i vogël nga ana veriore. Është një kapelë, vëllimi i së cilës nuk shquhet në mjedisin që e rrethon. Objekti ruan piktura murale, të cilat datohen nga mbishkrimi si të vitit 1639. Në brendësi të kishës spikat dyshemeja e saj, e cila është e zbukuruar me një rozetë dekorative, e realizuar me pllaka guri, tullash e zaje lumi.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.