Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit ka filluar puna për restaurimin e dy ikonave të reja.
Ikona “Shën Gjergji” me prejardhje nga kisha “Lindja e Shën Mërisë”, Vokopolë, autori anonim dhe ikona “Shën Gjergji dhe Shën Mitri” me prejardhje nga kisha “Profet Ilia” Berat, autori anonim.
Ndërhyrjet konservuese dhe restaurimi, do të bëj të mundur nxjerjen në dritë të këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë të një proçesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.
Këto ikona janë pjesë e fondit të DRTK-Berat.