Rrënojat e urës së Palecit në fshatin Tozhar

Ura e Palecit është pjesë e rrugës së karvaneve Berat – Skrapar – Korçë, në anën e majtë të Osumit, e cila fillimisht ka qenë me tri harqe me trase të kurbëzuar. Sot ruhen vetëm dy harqet e djathtë mbi tokë, ku njeri prej tyre është gjysmërrethor dhe tjetri anësor është me majë, punuar me tek qemer dhe sipër me kornizë rasë guri. Kjo vepër inxhinierike duhet të jetë ndërtuar gjatë shek.XVIII. Pas dëmtimit të një pjese të urës (mungesa e një harku dhe mbështetësja anësore) është sajuar një pasarelë, e cila mundëson kalimin e njerëzve, nga të dyja anët e lumit.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.