Gjendet pranë kullës veriore brenda rrethimit të dytë të kalasë së Beratit dhe ngrihet mbi ndërtime ndihmëse të sistemit mbrojtës. Me vendndodhjen e saj ajo u ka shërbyer administratës dhe garnizonit. Xhamia përbëhet nga salla e faljeve, hajati më i gjerë se kjo e fundit dhe minarja. Sot e trashëgojmë në trajtë rrënoje. Kjo xhami është prishur në kohën kur kalaja e Beratit u shpërbë pjesërisht nga osmanët, pas kryengritjeve kundër Tanzimatit.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved