Paraqet një nga realizimet më të mira të arkitekturës së gjysmës së dytë të shek. XVIII në qytetin e Beratit. Ajo është ndërtuar në lindje të xhamisë Mbret, e rrethuar nga një oborr në një tërësi me konakët më të vonë.
Sot, ndërtesa e teqesë përbëhet nga mejdani i ziqrit me planimetri katrore, mjedisi i varrimeve në anën jugore, një ambient tjetër i vogël për shërbesa fetare të veçanta i vendosur në anën lindore dhe hajati i hapur në anën perëndimore, nga është edhe hyrja për në sallën qendrore. Teqja është ndërtuar nga guvernatori i Beratit, Ahmet Kurt Pasha në vitin 1196 H (1781 – 1782), sipas mbishkrimit. Nga mbishkrimi i ndodhur mbi dritaren e parë në të djathtë të derës së hyrjes, punimet e brendshme kanë përfunduar një vit më vonë nga ato të ndërtesës, pra në vitin 1197 H (17 dhjetor 1782 – 8 dhjetor 1783). Si nga analiza e mbishkrimeve të faltores, ashtu edhe nga ajo arkitektonike e objektit, rezulton se ndërtesa nuk është ngritur tërësisht nga themelet, por një pjesë e saj vjen nga një periudhë më e hershme ndërtimore e ndoshta që nga koha e themelimit të kullies, në fund të shek. XV.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved