Gjendet mbi lumin e Çorovodës afër qytetit të Çorovodës në Skrapar. Ajo është ndërtuar në njërën nga rrugët e karvaneve Berat – Skrapar – Korçë. Qemeri kryesor i urës është me majë të mprehtë, ndërsa dritaret shkarkuese dhe qemerët anësorë janë në formë gjysmë rrethore. Ura është ndërtuar nga arkitekti i njohur shqiptar Mimar Kasëmi në mesin e shek.XVII. Kjo vepër inxhinierike është 29,6 m e gjatë dhe 3,2 m e gjerë në mesin e urës. Ajo është urë simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved