Ura e Kaurit (Frëngut) në fshatin Poshnje

Kjo vepër inxhinierike, e cila gjendet në fshatin Poshnje të Beratit, sot është në gjendje të restauruar (vitit 1983), në shtrat pa ujë pasi përroi i dikurshëm e ka devijuar rrjedhën e tij. Ura e Poshnjes duhet të ketë qenë pjesë e rrugës antike, e cila tek ura e Kuçit shkëputej nga dega jugore e Egnatias Apolloni – Kuç – Lushnje – Rrogozhinë – rruga Egnatja dhe duke ndjekur anën e majtë të Seman – Osumit futej në Berat tek ura e Goricës pasi merrte në Velabisht dhe rrugën tjetër antike Apolloni – Bylis – Dimal – Sinjë – Velabisht. Si element bazë për datimin e urës së Poshnjes merret tulla e përdorur në ndërtimin e harkut të urës. Tulla të tilla hasen në mjaft ndërtime të antikitetit të vonë tek ne si në fazën e shek. VI të kalasë së Elbasanit në muret e shek. V-VI të kalasë së Durrësit, etj. Kështu për datimin e urës së Poshnjes do të jenë shekujt V-VI të erës sonë, pra rezulton e vetmja urë nga periudha e antikitetit të vonë e ruajtur tek ne.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.