Ura e Vokopolës afër Ujit të zi

Ura e Vokopolës është ndërtuar mbi përroin e Çorrogjafit Vokopolë, Berat në vitin 1763 sipas mbishkrimit. Është një urë e madhe me një dritare shkarkuese në formë gjysmë rrethore në bregun e majtë. Qemeri është me dy rreshta dhe arrin trashësinë 1,25 m. Kalldrëmi i urës është ndërtuar me gurë pllakë të zinj të lidhur me njëri-tjetrin. Për të eleminuar rrëshqitjen gjatë kalimit si pasojë e pjerrësisë së madhe kalldrëmi vende-vende ndërpritet me breza tërthorë që theksohen mbi rrafshin e tij.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.