Ura në fshatin Sharovë

Edhe në luginën e Osumit ruhen gjurmë ure nga periudha e pushtimit romak. Kjo është ura e Sharovës, rreth 1 km mbi Çorovodën, në lumin e Osumit.  Gjurmët e urës antike ruhen në themelet e urës mesjetare, e cila edhe kjo është në gjendje rrënojë. Ruhen mbështetjet e qemerit nga të dy anët. Nga teknika e punimit të qemerit edhe ura e Sharovës, me blloqe guri me fuga horizontale të dallueshme dhe me faqet e gurëve jo të lëmuara, duket e kohës së Augustit, e fillimit të shekullit të I të erës sonë. Tek kjo urë duken dhe gjurmë të riparimit të saj në periudhën bizantine si dhe riparime të periudhës së pushtimit osmanë, gjurmë që shihen qartë sidomos në mbështetjen e djathtë. Kjo vepër inxhinierike veç rëndësisë për trafikun që lidhte paraqet interes dhe për fazat e ndërtimit që mbart mbi vete.

Galeria

Na kontaktoni

Në rast se keni një kërkesë, ankesë apo një opinion për sa i përket objekteve që kemi nën mbikqyrjen tonë ose shërbimit që ju është ofruar, ju lutem të na kontaktoni.