Ngrihet në pjesën e poshtme të lagjes Mangalem. Ajo i ka shërbyer rufetit të Beqarëve të esnafëve të ndryshëm të qytetit. Xhamia përbëhet nga salla e faljeve (që ka një portik tri arkadësh dhe tri galeri në pjesën e poshtme), hajati më i gjerë se kjo e fundit (me arkada nga anën veriore) dhe minarja. Mbi derën e parë ka një mbishkrim në osmanisht, i cili mban datën 1243 H (1827-1828). Nga mbishkrimi mësojmë se xhamia nuk është ndërtuar nga esnafi i beqarëve, por duket se u shërbente si një vend pushimi e faljesh.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved