Mbiemëruar edhe si xhamia e Bajazitit, ky objekt ndodhet në qendër të qytetit të Beratit, si pjesë e një kompleksi arkitekturor, ku veç tij janë edhe teqja e Halvetive me gjithë konakët si dhe ajo e Sheh Qerimit. Xhamia përbëhet nga salla e faljeve, hajati më i gjerë se kjo e fundit dhe minarja.
Vet fakti i ndërtimit të një kullieje në fund të shek. XV dhe përmasat planimetrike të xhamisë, të cilat nuk u arritën më vonë nga asnjë faltore tjetër myslimane të ndërtuar në vendin tonë, janë shumë kuptimplote për angazhimin e posaçëm dhe me seriozitet të Portës ndaj Beligradit shqiptar.
Siç kuptohet edhe nga mbishkrimi që ruhet i pikturuar në strukturat e mafilit, xhamia në vitin 1248 H (1832-1833) ka pasur një rindërtim të rëndësishëm nga që ishte në rrezik shembjeje. Përsa i përket kohës së ndërtimit të xhamisë Mbret të Beratit, L.Rey, duke u nisur nga emri e ka datuar si të vitit 1492.




E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved