Njoftim per konkurim publik

in
Publikime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT
DREJTORIA RAJONALE E TRASHËGIMISË KULTURORE BERAT
SEKTORI I FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Adresa: Lagja “ 28 nentori“. BERAT, Shqipëri,Tel.:+355 32 32 393 drtkberat@gmail.com
FORMULARI I NJOFTIMIT TË KONKURRIMIT PUBLIK

1. Institucioni/Autoriteti Kontraktor – Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat njofton subjektet e interesuara të licencuara në zbatim, në pasuritë kulturore të marrin pjesë me ofertat e tyre publike në konkurrimin publik të shpallur nga ky institucion.
2. Emërtimin dhe vendndodhjen e objektit: Lagjja Kala – Berat, Monument Kulture, kategoria e I-rë.
3. Llojin e punës: “Konservimi dhe restaurimi në Kullat 23-24 dhe 24-1, kurtinat midis tyre dhe oborri i fortifikuar, Kalaja e Beratit”, faza e parë e cila përfshin restaurimin e kullave 24 – 1 dhe kurtinën midis tyre, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, Lagj. Kala, Berat.
4. Fondi limit i procedurës së konkurrimit publik 4,886,325 (katër milion e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e njëzetë e pesë)lekë pa TVSH, sipas preventivit të punimeve të miratuar në KKTKM me vendim Nr. 324, dt. 11.07.2025.
5. Afati i realizimit të kontratës 90 ditë, nga data e lidhjes së kontratës.
6. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është jo më pak se 8 (tetë) ditë nga publikimi i këtij njoftimi në Buletinin e Njoftimeve Publike, përkatësisht data 10.09.2025 ora 10:00, në zyrën e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë DRTK Berat, me Adresë Lagj. “28 Nëntori”, Berat, Shqipëri. Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen.
7. Afati dhe mënyra për tërheqjen e dokumenteve të konkurrimit publik: Kandidatët e interesuar mund t’i aksesojnë dokumentat standarte të konkurrimit publik dhe projektin në web-in zyrtar të autoritetit kontraktor: www.drtkberat.gov.al
8. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumente ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuara si provë e plotësimit të kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentat standarde, të miratuara për këtë qëllim.
9. Hapja e ofertave nga Njësia e vlerësimit do të jetë në datë 10.09.2025 ora 12:00 në Autoritetin Kontraktor/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat, dhe do të shqyrtohen brenda afatit prej 7 ditësh nga data e hapjes së tyre.
10. Ofertuesit apo Përfaqësues të autorizuar me shkrim të tyre mund të jenë të pranishëm në datën, orën dhe vendin e hapjes së ofertave.

Noftim per konkurrim publik
Dok standarte
6c6737a4-75ec-4acb-b741-92b28b722b52
01ad70de-fc89-4456-b888-47a1416773eb

Tags :

Shperndaje :