Tetori i Librit

Takimet e zhvilluara në Tetor dedikuar librit janë kthyer në misionin tonë në nxitjen e leximit dhe dashurisë ndaj librit. E kthyer tashmë në traditë prej disa vitesh DRTK Berat kontribuon në pasurimin e këndeve të librit në shkolla me tituj të rinj.
“Studentët e Universitetit të Polisit në Qendrën Mesjetare të Beratit”

Studentët e vitit të parë të programit në Universitetin e Polisit kanë zhvilluar një vizitë në Qëndrën Mesjetare, Berat.Ata u bënë pjesë e ekspozitës “Art & Trashëgimi” objekte ndërtimore me vlera historike kulturore që mungojnë sot në qytetin e Beratit.Vizita u zhvillua në kuadër të woorkshopit të “Tirana Planning Week” “Zhbllokimi i potencialit të hapësirave […]
Diversiteti Kulturor

Aktivitete te Diversitetit Kulturor përfaqësojnë një mundësi për të festuar trashëgimine dhe kulturat e vendeve duke nxitur interesin në njohjen dhe pranimin e tyre.Të gjithë janë të ftuar të bashkohen dhe të promovojnë vlerat e diversitetit kulturor, dialogut dhe zhvillimit në të gjithë globin tonë.Një festë ngjyrash dhe diversitetit kulturor ishte dhe aktiviteti zhvilluar ditën […]
“Ditë Europiane të Trashëgimisë”

(Europian Heritage Days), është një nismë e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian. Përgjatë këtyre ditëve nëpërmjet zhvillimit të ngjarjeve kulturore synohet nxjerrja në pah e Dimensionit Evropian dhe vlerave të trashëgimisë kulturore. DRTK-Berat prezantoi në Kalanë e Beratit ekspozitën fotografike “Berati në sytë e udhëtarëve të huaj”. Piktura ,akuariele,gravura të disa prej artistëve europian […]
16 Vite Berati Pasuri Botërore

8 Korrik 2008 shënon një datë të veçantë për qytetin e Beratit dhe vlerave që ai përfaqëson.16 vjet më parë në sesionin e 32 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.Me rastin e kësaj dite DRTK-Berat organizoi në kalanë e qytetit ekspozitën “Zbukurimorja në brendësi […]
“Argëtim dhe Edukim: Punëtoritë e DRTK Berat për Trashëgiminë Kulturore”

DRTK Berat në bashkëpunim me shkollat e qarkut Berat, me qëllim që të rinjtë të mësojnë për trashëgiminë kulturore duke u argëtuar, realizon punëtori të ndryshme. Tematikat e punëtorive lidhen me arkitekturën e qytetit, monumentet e kulturës dhe etnografinë e Beratit.
“Rritja e Ndërgjegjësimit për Trashëgiminë Kulturore: Iniciativa e DRTK Berat për Të Rinj”

DRTK Berat zhvillon gjatë gjithë vitit shkollor prezantime me tema të ndryshme lidhur me Trashëgiminë Kulturore dhe vlerave që ajo përfaqëson. Këto takime synojnë jo vetëm informimin lidhur me vlerat e trashëgimisë kulturore, por dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e të rinjëve në mbrojtjen e trashëgimisë të zonës ku ata jetojnë dhe jo vetëm.
“Trashëgimia Kulturore: Njohja dhe Vlerësimi nga Brezi i Ri”

Qasja e brezit të ri për të njohur Trashëgiminë Kulturore vijon të jetë pjesë e misionit tonë të përditshëm në programin e edukimit përmes trashëgimisë. Vizitat në monumente shërbejnë që nxënësit të njihen nga afër me vlerat historike dhe kulturore të qytetit ku ata banojnë.
29 Shtatori shënon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Dita kur kujtojmë me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane, ku të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore bëhen një së bashku me njerëzit që i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor. Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për […]
“18 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Sitieve”

Ekspozita “Art & Trashëgimi” e autorit Dritan Çoku. Ekspozita solli në vëmendje rrezikun dhe faktorët e humbjes së vlerave monumentale. 26 skica të grafikës artistike pasqyruan objekte ndërtimore me vlera historike kulturore që mungojnë në qytetin e Beratit. Skicat janë pjesë e ilustrimit të një pune kërkimore, studim monografik i një banese me çardak në […]