Ndërtimi i xhamive në qytetin e Beratit ka filluar nga Kalaja dhe më pas u shtri në pjesën e poshtme të qytetit, prandaj edhe xhamitë më të hershme gjenden pikërisht në Kala. Piketa e parë për qendrat e reja jashtë mureve të kalasë, u vu pikërisht në kohën e Bajazitit II, në fund të shek. XV. Me urdhërin e tij, gjatë dy dekadave të fundit të këtij shekulli, u ngrit qendra e parë urbane islame e Beligradit shqiptar.
Sipas udhëpërshkruesit osman Evlija Çelebi, në Berat gjendeshin tridhjetë faltore për besimtarët mysliman, prej të cilave shtatëmbëdhjetë ishin mesxhide (faltore) dhe trembëdhjetë të tjerat xhami. Pjesa më e madhe e xhamive dhe mesxhideve përmenden me emra nga Evlija Çelebiu.
Të dhëna të sakta mbi monumentet islame të Beratit gjatë shek. XIX mund të gjenden në salnamenë (libri vjetor) e vilajetit të Janinës të vitit 1306 H (1888-1889). Sipas këtij burimi, në Berat gjendeshin gjashtëmbëdhjetë xhami e mesxhide, si dhe një medrese me pesëmbëdhjetë dhoma studentësh. Pjesa më e madhe e xhamive u zhdukën si pasojë e ngjarjeve të vitit 1967, por më të rëndësishmet u ruajtën.
Sot në qytet ekzistojnë shtatë xhami: xhamia e Kuqe (sot rrënojë), xhamia e Bardhë (sot rrënojë), xhamia Mbret, xhamia e Plumbit, xhamia e Beqarëve, xhamia e Sulejman Pashës, xhamia e Sahatit, tri teqe dhe nuk ruhet asnjë mesxhid e medrese.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved