“Trashëgimia Kulturore: Njohja dhe Vlerësimi nga Brezi i Ri”

Qasja e brezit të ri për të njohur Trashëgiminë Kulturore vijon të jetë pjesë e misionit tonë të përditshëm në programin e edukimit përmes trashëgimisë. Vizitat në monumente shërbejnë që nxënësit të njihen nga afër me vlerat historike dhe kulturore të qytetit ku ata banojnë.
29 Shtatori shënon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Dita kur kujtojmë me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane, ku të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore bëhen një së bashku me njerëzit që i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor. Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për […]
Shqipëria UNESCO sëbashku për zhvillimet në zonat e trashëgimisë botërore dhe zonat e mbrojtura!

Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm të Qeverisë shqiptare me UNESCO-n, zhvilluam së bashku me Ministren Mirela Kumbaro Furxhi, një takim mjaft pozitiv me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, znj. Audrey Azoulay së bashku me përfaqësuesit teknikë dhe ekspertë të të dyja palëve. Institucionet shqiptare u vlerësuan pozitivisht për angazhimin serioz dhe progresin në ndjekjen […]
21 Maj, Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim

21 Maj, Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim është një rast për të promovuar kulturën dhe për të theksuar rëndësinë e diversitetit të saj. Ajo përfaqëson një mundësi për të festuar trashëgiminë dhe kulturat e vendeve duke nxitur interesin në njohjen dhe pranimin e tyre.Të gjithë janë të ftuar të bashkohen dhe […]
Restaurimi i ikonava

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit ka filluar puna për restaurimin e dy ikonave të reja. Ikona “Shën Gjergji” me prejardhje nga kisha “Lindja e Shën Mërisë”, Vokopolë, autori anonim dhe ikona “Shën Gjergji dhe Shën Mitri” me prejardhje nga kisha “Profet Ilia” Berat, autori anonim. Ndërhyrjet konservuese dhe restaurimi, do të bëj […]
Kisha e “Shën Marisë” Sinjë.

Gjate punës periodike të punëtorëve të mirëmbajtjes së DRTK-Berat. Pastrim vegjetacioni në objektin monument kulture të kategorisë së parë kisha e “Shën Marisë” Sinjë.
“18 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Sitieve”

Ekspozita “Art & Trashëgimi” e autorit Dritan Çoku. Ekspozita solli në vëmendje rrezikun dhe faktorët e humbjes së vlerave monumentale. 26 skica të grafikës artistike pasqyruan objekte ndërtimore me vlera historike kulturore që mungojnë në qytetin e Beratit. Skicat janë pjesë e ilustrimit të një pune kërkimore, studim monografik i një banese me çardak në […]
“18 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Sitieve”

Dita e ndërgjegjësimit, vëmendjes dhe promovimit të trashëgimise sonë kulturore. Në kuadër te kësaj dite DRTK-Berat organizoi ekspozitën “Zbukurimorja në brendësi të objekteve monument kulture në Berat”. Në ekspozitë u prezantuan 20 panele me hollësi të zbukurimores që gjenden ne banesa dhe monumente kulti. Ato përmbajnë punime të gdhendjes ne dru, stuko reliev(allci), pikture murale […]
8 Korrik 2008 Pasuri Botërore

8 Korrik 2008 Pasuri Botërore 15 vite ndryshim, rijetëzim, zhvillim. I spikatur për vlerat e tij unikale në arkitekturë, histori dhe art prej vitesh, duke tërhequr vëmendjen dhe interesin e guidave të cilat e sugjerojnë si një nga destinacionet më të bukura në botë. Mediat ndërkombetare e quajnë vendin magjik të mbushur me histori dhe […]