Në Berat gjendet një numër i konsiderueshëm elementësh që dëshmojnë arkitekturën paleokristiane. Gjatë viteve të fundit, si rezultat i punimeve për përmirësimin e infrastrukturës urbane brenda kalasë dhe atyre përforcuese dhe restauruese në objektet monument kulture në Qendrën Mesjetare, rastësisht u zbuluan dy mozaikë shumëngjyrësh. Të dhënat paraprake të përftuara nga këto zbulime sugjerojnë se këta mozaikë mund të kenë zbukuruar dyshemetë e ndërtimeve të kultit të krishterë të shek. V në Berat. Për periudhën bizantine kemi tri kisha, të cilat ruhen të plota arkitektonikisht, Shën Mari Vllaherna dhe Shën Triadha, brenda mureve të rrethimit të kalasë si dhe kisha e Shën Mëhillit në lagjjen Mangalem.
Në shekujt XVI-XIX, në qytetin historik të Beratit janë ndërtuar mjaft kisha, ku shumica mbajnë datën e ndërtimit apo rindërtimit të tyre. Sot në lagjen Kala ekzistojnë të trashëguara vetëm pesëmbëdhjetë kisha (tre prej tyre janë në trajtë rrënoje), duke i shtuar gjurmët e mozaikut paleokristian (që sugjerojnë se ai ka zbukuruar një ndërtim kishë-bazilikë), së bashku me gjashtë vende të shenjta. Ndërsa në lagjien Goricë gjenden 2 kisha të kultit ortodoks, kisha e Shën Spiridhonit dhe kisha e Shën Thomait, të cilat gëzojnë statusin monument kulture kategoria e parë. Gjithashtu, jashtë mureve të kalasë, në anën lindore të saj, në pikën më të lartë të një kodre gjendet Kisha e Profetit Ilia, objekt kulti i krishterë ortodoks.
E hënë: 8:00-16:30
E martë: 8:00-16:30
E mërkurë: 8:00-16:30
E enjte: 8:00-16:30
E premte: 8:00-14:00
E shtunë: Pushim
E diel: Pushim
Abonohuni ne buletinin tonë informativ për të rejat më të fundit.
Copyright © 2024. All rights reserved